Husmani shënon në barazimin e Domzhales (VIDEO)

Zeni Husmani ka rezultuar deçiziv për skuadrën e tij Domzhale, që të premten në mbrëmje barazoi në transfertën ndaj Celje në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit slloven, shkruan “infOSport.mk”.

Husmani realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij, që nga Celje u kthye me barazimin 1:1. Ishin futbollistët vendas të Celjes që kaluan të parët në avantazh me anë të Dangubiç që në minutën e 12-të, teksa Husmani golin e barazimit futbollisti tetovarë  e realizoi në minutën e 27-të.

Për Husmanin ishte ky goli i parë në 9 ndeshje të zhvilluara gjatë këtij sezoni, në të cilin Domzhale me 13 pikë mban pozitën e 5-të. Përveç Husmanit te Domzhale në këtë ndeshje gjatë pjesës së dytë në lojë u inkuadrua edhe futbollisti shqiptarë, Rubin Hebaj, i cili luajti në 23 minutat e fundit të takimit.

Leave a Reply