PSZH e frikshme, shkatërron Bordonë me shifra 6:2 (VIDEO)

Paris Sen Zhermeni nuk ka të ndalur sa i përket fitoreve rrjesht. Ekipi i udhëhequr nga Unai Emeri së fundmi ka fituar me shifra të thella 6:2 Bordonë në kampionatin elitar të Francës. Ndeshja e zhvilluar në “Park De Princ” u zgjidh që në pjesën e parë, me PSZH-në që shënoi plotë 5 gola, ndërsa pranoi vetëm 1. Dy herë Nejmar, Kavani, Munier dhe Draksler ishin golashënuesit në pjesën e parë për vendati, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, ishte radha e Mbapes të shkruhej në listën e gjatë të golashënuesve të kësaj sfide.

Bordo nuk kishte fuqi të shënojë më shumë se dy gola në këtë përballje, për të cilët realizuan Sankere dhe Malkom. Në këtë takim, krahas konfirmimit të formës së shkëlqyer të PSG-së, u zgjidh edhe dilema e gjuajtësit të penalltive, çështje që shkaktoi polemika mes neymar dhe Cavanit, në takimin ndaj Lyon. Sot braziliani gjuajti 11 metërshin dhe pasi e dërgoi në rrjetë, mori edhe përqafimet e sulmuesit uruguajan, që mesa duket ka pranuar qetësisht vendimin e klubit.

Kujtojmë që pas tetë javëve, PSZH kryeson kampionatin francez me 22 pikë, tre më tepër se Monako e vendit të dytë.

Leave a Reply