Bashkëshortja e brazilianit Xhufo ndeshjet e Flamurtarit i ndjek me fanellën e Shkëndijës (FOTO)

Braziliani Viktor Nildo Xhufo gjithnjë nga tribunat e stadiumit ka një përkrahje të veçantë, atë të bashkëshortes së tij, Izabela Spala. Ajo ishte prezente edhe në ndeshjen e së shtunës që Flamurtari i Xhufos e zhvilloi ndaj Luftëtarit, ndërsa ajo që ra në sy ishte fanella e bashkëshortes së tij.

Spala mbante veshur fanellën e Shkëndijës, me të cilën skuadër Viktor Nildo Xhufo luajti për dy vite e gjysmë. Di duket dashuria ndaj skuadrës tetovare ende zë një vend në zemrat e çiftit brazilian, i cili këtë verë pikërisht nga Shkëndija u transferua te Flamurtari i Vlorës me rekomandim të trajnerit Shpëtim Duro, që më herët kishte drejtuar skuadrën tetovare.

Leave a Reply