Musliu: Sulmuesit tanë janë në formë, mund të befasojmë Italinë

Visar Musliu pasi përfitoi një vend në formacionin bazë të Vardarit, dalë nga dalë një gjë të tillë po bënë edhe në përfaqësuesen A të Maqedonisë që udhëhiqet nga trajneri, Igor Angellovski. Pikërisht ky i fundit është një admirues i madh i futbollistëve të rinj, duke u besuar atyre edhe në ndeshje mjaft të rëndësishme. Musliu morri besimin e tij edhe në ndeshjen e fundit elimiantore ndaj Shqipërisë në Strumicë, ndërsa gjithashtu mbrojtësi nga Gostivari pritet që të zbres në fushë edhe në ndeshjen ndaj Italisë, që në program është me datë 06 tetor në Torino.

“Natyrisht që kemi kualitete që të përballemi edhe me Italinë edhe pse ata kanë një ndër mbrojtjet më të mira në botë. Ato njihen me lojën e tyre defanzive, por edhe ne kemi sulmuesit tanë që momentalisht janë në formë të mirë. Shpresojmë që formën e tyre ta tregojnë ditën e ndeshjes”.  – tha futbollisti Visar Musliu në një prononcim për TV Alsat-M.

Përveç Musliut pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë për dy ndeshjet e fundit të ciklit eliminatorë për Botërorin “Rusi 2018”, do të jenë edhe 4 futbollistët tjerë shqiptarë, si Ferhan Hasani, Arijan Ademi, Enis Bardhi dhe Ezgjan Alioski.

Rikujtojmë pas ndeshjes së 06 tetorit me Italinë, Maqedonia vetëm tre ditë më pas në Strumicë do të përballet me Lihtenshtejnin.

Leave a Reply