Kosova humbet edhe nga Ukraina (VIDEO)

Kosova ka regjistruar edhe disfatën e 8-të në ndeshjen e saj të 9-të në kuadër të Eliminatoreve për Botërorin e vitit 2018-të që do të mbahet në Rusi, njofton “infOSport.mk”.

Kosova pësoi disfatë me rezultatin 2:0, edhe pse duhet pranuar se të përzgjedhurit e trajnerit Bunjaki u mbajtën mjaft mirë deri në minutën e 60-të, kur mbrojtësi Paqarada shënoi gol në portën e vet dhe ia dha epërsinë Ukrainës.

Fitoren e mysafirëve e vulosi një ndër futbollistët më të mirë të skuadrës ukrainase, Jarmolenko me golin e dytë të realizuar dy minuta para fundit të ndeshjes.

Me këtë humbje, Kosova mbetet e fundit në grup me vetëm një pikë që e kishte marrë në barazimin me Finlandën që në ndeshjen e parë të grupit “I”, teksa Ukraina me këtë fitore renditet në pozitën e tretë me 17 pikë, po aq sa ka edhe Kroacia në vendin e dytë.

Lidere e grupit mbetet Islanda që sot turpëroi Turqinë në transfertë me rezultatin 3:0, duke shfrytëzuar në maksimum barazimin e Kroacisë ndaj Finlandës.

Leave a Reply