7 golat nga ndeshja Bosnje e H. – Belgjikë (VIDEO)

Ndeshja e parafundit e Grupit “H” midis Bosnje e Hercegovinës dhe Belgjikës, e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018” ka dhuruar spektakël, gola, përmbysje dhe dyluftime të ashpra, në një fushë që në fakt linte për të dëshiruar pasi ishte një gjendje shumë të keqe.

Belgjika kishte “prerë biletën” për në “Rusi 2018” që para sfidës kundër Bosnjes, por kjo nuk e pengoi të jepte maksimumin në fushën e lojës dhe të merrte tri pikë të tjera. Bosnje-Hercegovina, pas kësaj disfate renditet në vendin e dytë në Grupin H me 14 pikë, 1 më pak se Greqia e vendit të tretë, që në këto momente po luan ndeshjen e saj të javës së 9-të kundër Qipros në transfertë.

Meunier vetëm pas 4 minutave lojë kaloi në epërsi Belgjikën, teksa Bosnje e Hercegovina i rikthye në lojë falë golave të shënuar nga Medunjanin (30’) dhe Vishça (39’), me të cilët gola u mbyll pjesa e parë 2:1 në favor të boshnjakëve.

Megjithatë pjesa e dytë foli në anën e belgëve, të cilët shënuan tre gola, me anë të Batshuai (59’), Vertongen (68’) dhe Karasko (83’), teksa Bosnje e Hercegovina në këtë pjesë realizoi vetëm një gol me anë të Dumiç në minutën e 82-të.

Leave a Reply