Albian Ajeti debuton me gol te Bazeli (VIDEO)

Sulmuesi shqiptarë, Albian Ajeti ka debutuar në mënyrën më të mirë me fanellën e skuadrës së Bazelit në elitën e futbollit zviceran. Vëllai i reprezentuesit shqiptarë, Arlind Ajetit te Bazeli u rikthye vetëm disa ditë më parë, ndërkohë që sot ka gjetur rrugën e rrjetës në fitoren 4:0 të skuadrës së tij ndaj Luganos.

Albian Ajeti shënoi golin e dytë për Bazelin në minutën e 39-të, pasi i rrëmbeu kohën mbrojtësit kundërshtar dhe më pas shmangu portierin për ta shtyrë topin në rrjetë.

20-vjeçari është rritur në akademinë e Bazelit, por është larguar në formë huazimi te Augsburgu në Bundesligë dhe më pas edhe te Sent Galleni, nga e cila skuadër sërish u rikthye në skuadrën e tij të zemrës.

Ndryshe përveç tij në listën e golashënuesve te Bazeli në këtë përballje u regjistruan edhe Petreta (19’), Eljunusi (74’) dhe Iten (86’).

Te shumë herë kampionët e Zvicrës në këtë përballje mungoi Taulant Xhaka, i cili sërish u rikthye në Kombëtaren shqiptare, ndërsa shpresojmë se shumë shpejtë pjesë e saj të bëhet edhe sulmuesi i talentuar, Albian Ajeti.

Leave a Reply