Thirrjet anti shqiptare të Komitëve! Vallë ranë në veshin e delegatit të ndeshjes (VIDEO)

Sot në futbollin elitarë në program ishte derbi ndeshja midis Vardarit dhe Shkëndijës. Ishte kjo një ndër ndeshjet më të mira ta zhvilluara mes këtyre dy skuadrave viteve të fundit. Gjithçka ishte e përkryer në këtë ndeshje, duke filluar nga kushtet atmosferike, atë që dhanë aktorët në fushë si dhe golat e shënuar, mirëpo një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për tifozët, nëse mund të quhen të tillë, në këtë rast “komitët”, të cilët vazhduan me avazin e vjetër.

Ofendimet nga ana e tyre ndaj shqiptarëve nuk kishin të ndalur thuajse gjatë gjithë takimit, ndërsa një gjë e tillë si duket kishte hasur në veshë të shurdhër tek delegati i takimit, Zoran Mihajllovski, i cili nuk e pa të arsyeshme që të ndërpresë ndeshjen në asnjë moment.

Tashmë mbetet të shihet reagimi nga ana e drejtuesve të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, nëse ata do të veprojnë në këtë rast dhe se do të dënojnë klubin e futbollit, Vardarin. Rikujtojmë ditë më parë Federata e Basketbollit vendor dënoi klubin e Pelisterit për shkak fyerjeve nacionaliste ndaj shqiptarëve në ndeshjen ndaj KB Shkupi.

Ofendimet e "Komiteve" ndaj shqiptareve ne takimin e sotshem perballe Shkëndijës

Публикувахте от infosport.mk в 14 октомври 2017 г.

Leave a Reply