Runi shpëton Evertonin nga humbja (VIDEO)

Evertoni nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 në transfertën përballë Brajtonit. Ata madje deri te ajo pikë e fituar erdhën falë golit të shënuar nga ana e Uejn Runit nga pika e bardhë në minutën e 90-të.

Ndryshe golin e epërsisë për skuadrën vendase e realizoi Konkert në minutën e 82-të, por që buzëqeshjen e tyre e prishi ish futbollisti i Mançester Junajtedit.

Pas 8 xhirove të kaluara Evertoni ndodhet ende në zonën e ftohtë me 8 pikë duke zhgënyer deri tani me paraqitjet e tij, edhe përkundër përforcimeve të mëdha që i bërën drejtuesit e kësaj skuadre gjatë merkatos së verës.

 

Leave a Reply