Fitorja në Shkodër nderon Italinë, mund të peshkojë Greqinë për kundërshtarë

Eshtë publikuar tashmë renditja e FIFA-s për kombëtaret pas ndeshjeve të fundit eliminatore dhe Italia mund të buzëqeshë, pasi është përmirësuar me dy pozicione, duke marrë kështu statusin e kokës së grupit.

Fitorja në Shkodër me Shqipërinë ka bërë që italianët të lënë vendin e 17-të dhe të ngjiten në të 15-in.

Në shortin e nesërm që starton në ora 14:00, për të bërë hapin drejt Rusisë, Italia shpreson të ketë një kundërshtar sa më të lehtë në “playoff”.

Kundërshrarët e mundshëm janë Irlanda e Veriut, Suedia, Irlanda dhe Greqia.

Kjo e fundit është më pak e vështira, pasi mban vendin e 47-të në renditje. Ndeshjet e “playoff”-it luhen më 9-11 nëntor dhe më 12-14 nëntor.

Leave a Reply