Kaka me lot në sy largohet nga Orlando Siti (VIDEO)

Futbollisti brazilian, Rikardo Kaka i ka dhënë fund aventurës së tij te skuadra amerikane Orlando Siti. Ish lojtari i Milanit disa ditë më parë për media bëri të ditur se nuk do të rinovjë me Orlandon, ndërsa në ndeshjen e fundit të tij me skuadrën amerikane u shfaq u emocionuar dhe me lot në sy.

Në fund të ndeshjes me Colombus Creë, të gjitha duartrokitjet në stadium shkuan për brazilianin, që pritet ta vijojë në një tjetër klub karrierën e tij. Skuadra e Orlando Sitit falenderoi përmes disa postimeve në rrjetet sociale 35-vjeçarin.

Leave a Reply