UEFA Youth League, Shpresat e Shkëndijës kërkojnë përmbysje ndaj FC Nitra (VIDEO)

Shpresat e Shkëndijës nesër do të përballen me FC Nitra në kuadër të raundit të parë të Ligës së Kampionëve për të rinjë apo të quajtur UEFA Youth League. Të përzgjedhurit e Bekim Osmanit do të kërkojnë që të përmbysin negativën nga rezultati 1:0 të pësuar në takimin e parë të luajtur muajin e kaluar në Sllovaki. Te “kuqezinjët” vlerësojnë kundërshtarin, mirëpo besojnë se do të kalojnë në raundin e dytë të këtij kompeticioni.

“Humbja 1:0 si mysafir, është rezultat aktiv dhe nëse ne japim maksimumin dhe me një disciplinë të madhe në lojë, unë mendojë se do të korrim suksese edhe pse do të jetë një ndeshje e fortë”, shprehet mes tjerash trajneri i KF Shkëndija U19 Bekim Osmani.

“Atmosfera është e mirë. Ne mendojmë se do të ia arrijmë qëllimit që të shkojmë në raundin e dytë. Do të japim maksimumin për një ndeshje të mirë. Negativa 1:0 mund të kalohet dhe ne shpresojmë ta bëjmë një gjë të tillë”, ka thënë sulmuesi i shpresave të Shkëndijës, Alban Rasimi.

Takimi Shkëndija U19 – Nita U19 do të luhet të martën në orën 14:30 në qendrën stërvitore të FFM-së në Shkup.

Leave a Reply