Rikthehet Liga e Kampionëve, Ahmedi me Mariborin e tij mirëpret Liverpullin

Pas pushimit 3 javor, sonte rikthehet magjia e Ligës më prestigjioze evropiane në futboll, Ligës së Kampionëve Evropian.

Mbrëmja e sotme sjell ndeshjet e treta në grupe ku spikatin disa përballje mjaft interesante.

Në “Etihad Stadium” mejdanin do të ndajnë dy skuadrat më në formë evropiane, Mançester Siti dhe Napoli, teksa një përballje mjaft interesante pritet të jetë edhe ajo në “Santiago Bernabeu” midis Realit të Madridit dhe Totenhamit.

Këto dy sfida pritet të prodhojnë më shumë spektakël pasi rivealitet do jetë i fortë.

Në ndeshjet tjera Monako do të mirëpret Beshiktashin, që pas dy xhirove ka fituar pikët maksimale, Dortmundi do të jetë mysafir i APOEL Nikozias,  teksa Maribori i Valon Ahmedit do të mirëpret Lliverpullin.

Më poshtë mund të shihni të gjitha ndeshjet që luhen sonte:

 

Liga e Kampionëve, Faza e grupeve
APOEL 20:45 Bor. Dortmund
Feyenoord 20:45 Shakhtar
Manchester City 20:45 Napoli
Maribor 20:45 Liverpool
Monaco 20:45 Besiktas
RB Leipzig 20:45 Porto
Real Madrid 20:45 Tottenham
Sp. Moscow 20:45 Sevilla

 

 

Leave a Reply