“Shqiponjat e zeza” fluturojnë drejt raundit eliminatorë (VIDEO)

Beshiktashi ka realizuar edhe fitoren e tretë nga po aq ndeshje në kuadër të grupit “G” të Ligës së Kampionëve, duke ecur në këtë mënyrë shumë sigurtë drejt kualifikimit për në raundin eliminatorë, njofton “infOSport.mk”.

“Shqiponjat e zeza” mundën si mysafir Monakon me rezultatin 2:1, ku në qendër të vëmendjes ishte sulmuesi turk, Xhenk Tosun (34’, 54’), që në fund doli të jetë heroi i kampionëve në fuqi të Turqisë, pasi pikërisht golat e tij bënë që Beshiktashi nga “Lui II” të dalë fitues. Golin e vetëm dhe të parin në këtë ndeshje për Monakon e realizoi Radamel Falkao në minutën e 30-të.

Në këtë mënyrë Beshiktashi tashmë me 9 pikë kryeson renditjen, ashtu që turqve u nevojitet vetëm edhe një pikë për të kaluar në raundin e eliminatorëve. Monako në anën tjetër me vetëm një pikë si duket, pas shumë viteve do të sheh veten jashtë fazës elimiantore.

Leave a Reply