Xhoshua mëson emrin e kundërshtarit të ri

Kampioni i Botës në boks në peshat e rënda, Entoni Xhoshua ka mësuar emrin e kundërshtarit të ri për meçin e 28 tetorit. Xhoshua në këtë datë duheshe të kryqëzojë dorezat me bullgarin, Kubrat Pulev, mirëpo pas lëndimit të këtij të fundit, Xhoshua tashmë do të boksoj me kamerunasin 36-vjeçar, Karlos Takam, i ka një karrierë pothuajse të njëjtë si të bullgarit.

Takam në karrierën e tij ka zhvilluar 39 meçe, duke regjistruar 35 fitore, 3 disfata dhe një barazim.

Meçi Xhoshua – Takam do të zhvillohet më datën 28 tetor në Kardif, ku thuhet se janë shitur afro 70 mijë bileta.

Leave a Reply