Presidenti i Shkëndijës, Bexheti takohet me kreun e Fortuna Düsseldorf

Presidenti i Shkëndijës, Visar Bexheti këto ditë po qëndron në Gjermani, ndërsa të enjten në mbrëmje ka realizuar takim të rëndësishëm pune me të parin e një prej klubeve më të njohura gjermane, Fortuna Düsseldorf.

Lideri i Bundesligës së Dytë gjermane është model për tu ndjekur dhe takimi i Bexhetit me homolgun e tij nga rradhët e Fortunas, Robert Schäfer është shfrytëzuar kryesisht për të ndëruar mendime dhe përvoja në fushën e zhvillimit të futbollit.

Dy palët kanë shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit më të ngushtë në të ardhmen, ndërsa Robert Schäfer ka paralajmëruar vizitë të klubit “kuq e zi” në Tetovë.

Pas mbylljes zyrtare të takimit presidentëve u janë bashkuar edhe anëtarë tjerë të skuadrës gjermane, mes tjerëve edhe ish-portieri i Bajernit të Munihut dhe Bajer Leverkusenit, tani pjesë e Fortunës, Mihael Rensing.​

Leave a Reply