Vjen disfata e parë për Junajtedin, Siti nuk ndalet (VIDEO)

Skuadra e Mançester Junajtedit ka pësuar disfatën e parë në sezonin e ri në Premierligë, teksa është mundur në fushën e debutuesve të këtij sezoni, Hadersfilld. Vendasit shënuan dy golat vendimtar në pjesën e parë me Mooy dhe Depoitre.

Skuadra që drejtohet nga Hoze Murinjo po kalon një moment të vështirë për shkak të mungesave të shumta nga dëmtimet. Gjithsesi Rashford vetëm ndezi shpresat për skuadrën e tij në minutën e 78-të, duke shënuar golin e nderit për “Djajtë e Kuq” në këtë ndeshje.

Për dallim nga Junajtedi, fiqnjët e tyre të Mançester Sitit vazhdojnë pa gabime, duke arritur edhe fitoren e 8-të nga gjithsej 9 ndeshje të zhvilluara në Premierligë. Para djemve të Pep Guardiolas u dorëzua Bërnli, ndaj të cilëve “pasanikët” nga Mançesteri numëruan deri në tre. Aguero, Otamendi dhe Sane ishin autorët e golave, duke bërë që Siti me 25 pikë të udhëheq vallën në Premierligë pas 9 javësh.

Te fitorja u rikthye Çelzi që sot  në një ndeshje me shumë kthesa mundi Uatfordin, Njukasëll Junajtedi falë golit të Merinos vetëm 4 minuta para fundit të ndeshjes mndi minimalisht 1:0 Kristal Palasain, me po të njëjtin rezultat Sautemptoni mundi Ues Bromuiç Albionin, teksa Burnemauti dhe Lesteri regjistruan fitore identike 1:2 në ndeshjet e tyre në transfertë përballë Stouk Sitit, gjegjësisht Suonsit.

 

Premierliga, Java 9
Chelsea 4 – 2 Watford
Huddersfield 2 – 1 Manchester Utd
Manchester City 3 – 0 Burnley
Newcastle 1 – 0 Crystal Palace
Stoke 1 – 2 Bournemouth
Swansea 1 – 2 Leicester
Southampton 1 – 0 WBA

Leave a Reply