De Biasi me Alavesin këtë herë mposhten nga Betisi (VIDEO)

Ish tekniku i Kombëtares së Shqipërisë, Xhani de Biasi, që tashmë drejton skuadrën e Alavesit është mposhtur nga Betisi me rezultat 2:0. Sanabria në minutën e 13-të dhe një autogol i Aleksis në të 75-ën, i dhanë 3 pikët Betisit në përballjen e sotshme.

Nga ana tjetër, Alaves i De Biasit, vijon të humbasë, duke mbetur në kuotën e 3 pikëve. Takimi i vetëm, i fituar nga Alaves, ka qenë ai i 30 shtatorit ndaj Levantes, në ndeshjen e dytë të trajnerit italian. Me këtë fitore, Betis ngjitet përkohësisht në vendin e 6, me 16 pikë, ndërsa Alaves vijon të qendrojë në vendin e parafundit, me 3 pikë.

Leave a Reply