Futsal Shkupi vazhdon ti qerras kundërshtarët me 5-she

Futsal Shkupi vazhdon të shkëlqejë në elitën e futsalit vendor, ndërsa nga ndeshja në ndeshje ata po duken shumë më të organizuar si klub në parket, duke konfirmuar formën e tyre të mirë nëpër të cilën po kalojnë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi në kuadër të javës së pestë shënoi edhe fitoren e pestë me rradhë dhe sërish me 5 gola të shënuar në rrjetën kundërshtare. “Bardhekaltërit” nga Çairi sot si vendas mundën Mal Ajaksin me rezultatin e thellë 5:0, fitorja kjo e tretë me rradhë e arritur me këtë rezultat pas atyre ndaj SEEU si vendas dhe Astibos javën e kaluar në Shtip.

Ndryshe vetëm një gol shënuan të besuarit e trajnerit Zoran Lekiq gjatë pjesës së parë me anë të Berat Ramadanit, i cili arriti që të realizojë edhe golin e dytë dhe të parin për Shkupin gjatë pjesës së dytë. Pas tij rradha ishte e Bejtulla Jakupit, i cili gjithashtu realizoi dy gola, njërin prej të cilëve nga pika e bardhë, ndërsa fitoren 5:0 të Futsal Shkupit e vulosi Orhan Ibishi me një super gol të shënuar, që njëherit ishte edhe qershia mbi tortë e kësaj fitoreje të skuadrës kampione në fuqi, transmeton “infOSport.mk”.

Pas 5 javëve Futsal Shkupi kryeson i vetëm renditjen tabelare në elitën e futsalit vendor. Ata javën që vjen sërish do të jenë nikoqir, duke mirëpritur skuadrën e Zhelezarecit, ndërkohë në kuadër të javës së 7-të, që në program është pas dy javësh, ata si mysafr do të zhvillojnë derbin e parë të sezonit kundër rivalit direkt për titullin e kampionit, Velesit.

Leave a Reply