MotoGP, Markez me “Pole-Position” në garën e Asutralisë

Spanjolli Mark Markez ka regjistruar kohën më të shpejtë në pistën australiane.

Piloti iberik i Hondës ndali kronometrin në 1 minutë 28 sekonda e 386 të qindtat në xhiron më të shpejtë në tokën e kengurëve.

Ai la pas në diferencë shumë të vogël Maverik Vinjales, ndërsa krijoi një hendek të madh me pretendentin tjetër për titullin, Andrea Doviciozo, i cili garën e nesërme do të duhet ta fillojë nga pozita e 11-të.

Një tjetër emëri i njohur i Moto-GP, Valentino Rosi do të niset nga pozita e 17-të, ndërkohë Horhe Lorenco garën e nesërme do ta nis nga pozita e 16-të.

Për Mark Markez ishte ky “Pole Position” i shtatë këtë sezon dhe gjithsej i 72-ti në karrierë. Dovizioso i dyti në renditjen e përgjithshme me 11 pikë diferencë, do të duhet të japë maksimumin për të mos lëshuar terren të dielën.

Leave a Reply