Berat Jakupi i dha fund beqarisë me një dasëm madhështore (VIDEO)

Ashtu si ka bërë në çdo duel në sportin e karatesë ku vazhdon të dëshmohet si kampion në suaza ndërkombëtare, Berat Jakupi ka shkëlqyer edhe në momentin më të bukur të jetës së tij.

Gostivarasi të shtunën në mbrëmje i ka dhënë fund beqarisë, duke kurërozuar me martesë lidhjen me këngëtaren strugane, Betime Zylali.

Dasma e çiftit Jakupi-Zylali u mbajt në Gostivar ku në mesin e shumë mysafirëve e familjarëve u gjetën figura të njohura nga jeta sportive, politike e shoqërore, ndërsa për disponimim e të pranishmëve u përkujdes Selami Kolonja.

Hyrja e çiftit në restaurant nuk mund të kalonte pa elemente të paradës së karatesë, pasi Berati mundi t’i afrohet nuses vetëm pas një demonstrimi me vogëlushë me kostume të karatesë.

Ajo që binte në sy gjatë gjithë mbrëmjes përveç atmosferës së mrekullueshme, ishte performansa e Jakupit në vallëzim.

Kampion nuk bëhesh, i tillë lindesh. Berat Jakupi mes tjerash shkëlqeu edhe në martesën e tij, ku reflektoi në stilin e një vallëtari profesionist.

Leave a Reply