Osmani i beson sërish portierit, Zahov

Trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani, para pak minutash ka bërë zyrtarë edhe formacionin me të cilin do ti kundërvihet skuadrës së FC Shkupit në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Strategu “kuq e zi” njëjtë sikurse edhe ndaj Rabotniçkit në mesjavë në kuadër të Kupës së Maqedonisë, ashtu edhe sot portën ia ka besuar portierit Kostadin Zahov. Ky i fundit ishte në qendër të kritikave pas një gafe që bëri gjatë shënimit të golit nga ana e brazilianit Felipe në derbi ndeshjen ndaj Vardarit, ku Shkëndija pësoi disfatë 4:2, mirëpo si duket pritjet e tij në ruletin e penaltive ndaj “romantikëve”, kanë bërë që Osmani sërish ti jep përparësi portierit maqedonas, para arij kosovar, Ilir Avdyli.

Ndryshe sa i përket sulmit, ai vërtetë është mjaft i frikshëm, me emra si Ibraimi, Emini,  Hasani dhe Radeski, ndërsa në formacionin e “kuqezinjëve” vërehet edhe rikthimi i dyshes Çelikoviç dhe Todorovski, që do të mbulojnë krahët.

Leave a Reply