Pato si në kohët e vjetra te Milani, gol vendimtar në Kinë (VIDEO)

Aleksandre Pato na ka rikujtuar në kohët e tij të vjetra te Milani. Futbollisti brazilian ka shënuar golin vendimtarë në fitoren e Tjanjin Quanjian ndaj Hebei në kuadër të javës së 28-të në Superligën kineze. Pikërisht goli i Patos i siguroi fitoren 2:1 skuadrës së Tjanjin Quanjian, skuadër kjo e cila pas kësaj fitore renditet në pozitën e katërt.

Pato golin e fitores e realizoi në minutën e 78-të  pas një sprinti tipik të tij në një kundërsulm. Një gol ky me shumë rëndësi, që kthen në vëmendje kohët kur luante me Milanin dhe atë gol të shënuar ndaj Barcelonës me një sprint të jashtëzakonshëm që në minutat e para.

Me këtë gol të shënuar Pato përmirësoi gabimin e minutës së 53-të kur kishte humbur një penalti, ndërsa përveç brazilianit në këtë ndeshje për Tjanjin Quanjian që drejtohet nga italiani Fabio Kanavaro, realizoi edhe Zheng Dalun.

Golin e nderit për ekipin e Hebei dhe të parin në këtë përballje e realizoi, Lifeng Zhang.

 

Leave a Reply