Sadiki flet para përballjes me Pelisterin: Pikët mbesin në Shkup

Mbrojtësi i Rabotniçkit, Nehar Sadiki beson se skuadra e tij, Rabotniçki do të dalë fitues në takimin e sotshëm përballë Pelisterit, njofton “infOSport.mk”.

Kumanovari shpreson se kësaj rradhe fati do të jetë në anën e tyre dhe se nuk do ua kthejë shpinën sikurse në ndeshjen e mesjavës kundër Shkëndijës, e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë, kur “romantikët” u eliminuan vetëm pas ekzekutimit të penaltive.

“Edhe pse luajtëm vetëm baraz ndaj Shkëndijës, të them të drejtën ishim skuadër më e mirë ku krijuam më shumë raste. Mendoj se fati në atë ndeshje nuk ishte në anën tonë. Në futboll ndonjëherë edhe pse je më i mirë se kundërshtari, fatin nuk e ke nga ana jote. I tillë ishte pra rasti në Tetovë, ndërsa besoj se sot ndaj Pelisterit fato do na buzëqesh dhe se do i gëzohemi fitores. Për ndeshjen e sotme besoj se jemi përgatitur maksimalisht dhe besoj se në fund tre pikët do të ngelin në Shkup” – tha enkas për “infOSport.mk” mbrojtësi i talentuar i “romantikëve”, Nehar Sadiki.

Ndeshja ndërmjet Rabotniçkit dhe Pelisterit do të zhvillohet në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup. E njëjta do të startojë në ora 14:30, ndërsa do të drejtohet nga treshja e arbitrave shkupjan, Aleksandar Stavrev, Marjan Kirovski dhe Dejan  Kostadinov.

Leave a Reply