Bonuçi dënohet me dy ndeshje, humb sfidën me Juventusin

Një lajm aspak i mirë për vetë Leonardo Bonuçin dhe tifozët e Milanit. Kapiteni “kuq e zi” nuk do të mund të luaj në derbin e fundjavës ndaj Juventusit, pasi Gjykatësi sportiv në Itali, dënoi atë me dy ndeshje mos lojë.

Kjo për faktin se Leonardo Bonuçi goditi më bërryl futbollistin kundërshtarë të Xhenoas, Rosi në ndeshjen e së dielës, në të cilën u desh edhe ndërhyrja e VAR, pas së cilës arbitri Xhiakomeli vendosi të përjashtojë atë nga fusha.

Përveç ndeshjes së fundjavës me Juventusin, kapiteni i Milanit do të humbasë edhe ndeshjen në mesjavë kundër Kievos.

Me këtë vendim të gjykatësit sportiv, 30-vjeçari Bonuçi humbi shansin për t’u përballur si kundërshtar me ish skuadrën e tij, Juventusin, nga rradhët e së cilës skuadër gjatë merkatos së verës arriti në “San Siro”.

Leave a Reply