Kristiano Ronaldo: Faleminderit që më votuat!

Pasi u përzgjedh fituesi i çmimit “Fifa The Best”, Kristiano Ronaldo në fjalimin e tij përshëndetës faleminderojë të gjithë ata që kontribuan për ta fituar këtë çmim.

“Faleminderit. Faleminderit që më votuat. Dua të përmend Lionelin dhe Neymarin, fansat e Realit, shokët e skuadrës, trajnerin ,drejtuesit e klubit dhe t’ju them të gjithëve faleminderit! Jam shumë i lumtur që jam këtu, mes shumë futbollistëve të mëdhenj, por edhe më i lumtur për çmimin, që përfaqëson një mundësi mjaft të madhe për mua”, tha Ronaldo në fjalën përshëndetëse, pasi mori çmimin, si futbollisti më i mirë i vitit, nga FIFA.

Leave a Reply