Mbron penaltinë dhe fetson si i çmendur, mirëpo ajo çfarë ndodh më pas do ju lë pa fjalë! (VIDEO)

Është kjo një ndër penaltitë më të çmendura në historinë e futbollit Botëror. Një gjë e tillë ndodhi në ndeshjen e zhvilluar në Azi midis ekipeve të Bangkok dhe Satri, skuadra këto që në kohën e rregullt mbyllën ndeshjen me rezultatin e barabartë 2:2, transmeton “infOSport.mk.mk”.

Kësisoj fituesi i këtij takimi që do siguronte një vend për në finale duheshe që të vendoset përmes ekzekutimit të penaltive, që si duket nuk kishin të sosur. 19:19 ishte rezultati, kur erdhi edhe ai momenti i penaltisë më të çmendur. Ishte portieri i Bangkok ai që vendosi të ekzekutojë penaltinë e rradhës, duke goditur traverzën, ndërsa kolegu i tij i Satri në ato momente filloi të festojë si i çmendur, i bindur në fitoren e skuadrës së tij, por që në realitet nuk ndodhi ashtu pasi topi që në ato momente ishte në ajër, përfundoi në rrjetë.

E gjithë kjo situatë u përcoll me të qeshura dhe njëherit edhe gëzim në mesin e futbollistëve të Bangkok, e në veçanti portierit të tyre, i cili në serinë e rradhës arriti që të ndal goditjen e futbollistit të Satrit dhe kështu ti sigurojë skuadrës së tij një vend për në finalen e madhe.

Leave a Reply