Baldovaliev kërkon hakmarrje ndaj Shkëndijës

Zoran Baldovaliev pa dyshim se është njëri ndër futbollistët më të mirë te skuadra e Akademia Pandev, që duhet pranuar se është befasia më e këndshme e këtij edicioni në elitën e futbollit vendor. Numri 28 i Akademia Pandev përmes “infOSport.mk” foli për takimin  e nesërm derbi ndaj Shkëndijës, ndaj së cilës skuadër ish reprezentuesi i Maqedonisë kërkon hakmarrje.

“Të ju them të drejtën me padurim e presim këtë ndeshje derbi. Mendoj se në ndeshjen e parë të zhvilluar në Tetovë nuk merituam që të humbnim ndeshjen, ashtu që nesër e kemi momentin e duhur që të ju hakmerremi për atë disfatë. Nëse luajmë ashtu siç dimë neve, besoj se do arrijmë fitore ndaj Shkëndijës” – tha Zoran Baldovaliev enkas për “infOSport.mk”.

Mesfushori me tipare sulmuese te Akademia Pandev gjatë këtij edicioni ka  zhvilluar 7 ndeshje, duke realizuar 4 gola, dy prej të cilëvë ne përballjen e fundit të zhvilluar para tifozëve të tij në Strumicë ndaj FC Shkupit (2:0).

GOLI I PARË I BALDOVALIEV NDAJ FC SHKUPIT

AKADEMIA PANDEV SHENON NGA PENALTIAA. PANDEV – SHKUPI 1:0(Z. Baldovaliev 58' pen.)

Публикувахте от infosport.mk в 14 октомври 2017 г.

GOLI I DYTË I BALDOVALIEV NDAJ FC SHKUPIT

BALDOVALIEV SHENON EDHE GOLIN E DYTE NDAJ SHKUPITA. PANDEV – SHKUPI 2:0(Z. Baldovaliev 90')

Публикувахте от infosport.mk в 14 октомври 2017 г.

Leave a Reply