Tare flet për Lacion dhe punën që ai po bënë te kjo skuadër

Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare në një intervistë për “Corriere di Bologna” ka folur për skuadrën “bardhekaltër” nga kryeqendra italiane duke rrëfyer edhe disa nga sekretet e punës së tij. Fillimisht ai komentuar zgjedhjen e Simone Inzahit si krye trajner, ndërsa gjithashtu ka folur edhe për afrimet e reja të futbollistëve, si dhe për raportet mes futbollistëve brenda grupit.

“Gjithmonë kam menduar se ai ka kualitete të mëdha. Simeone është shumë i zoti, por është ende i ri, dhe futbolli ka uljet dhe ngritjet e veta” – u shpreh Tare, duke vijuar që të flas edhe për punën e tij që po bënë në rolin e drejtorit sportiv te Lacio: “Gjithmonë përpiqem që t’i bëj gjërat me logjikë, zgjedh futbollistë që mund të bëjnë mirë në futbollin e sotëm. Vlerësoj si karakterin, ashtu edhe karakteristikat e tyre në fushë. Për të ndërtuar një skuadër nuk duhet të harrosh disa gjëra. Këdo që marrim duhet ta integrojmë me të tjerët, sepse grupi është para çdo gjëje. Dhe njëkohësisht e rëndësishme është edhe se si sillemi me të”, ka thënë Igli Tare, duke demostruar se pas suksesit të tij qëndron puna e madhe e bërë kryesisht për të mbajtur grupin e bashkuar.

Leave a Reply