Arsenal dhe Siti bënë nga 4 zëvendësime, rrezikojnë skualifikimin nga Kupa

Arsenali dhe Mançester Siti mbrëmë hasën në shumë probleme në kuadër të ndeshjeve të “Carabao Cup”. Skuadra e Arsen Venger mundi Noruiçin me rezultatin 2:1 pas kohës shtesë dy herë nga 15 minuta, ndërkohë që Siti eliminoi Vulverhemptonin, mirëpo vetëm pas ruletit të penaltive.

Megjithatë edhe përkundër kualifikimit të tyre, që të dyja skuadrat e njohura angleze rrezikojnë që të skualifikohen nga ky trofe për shkak të katër zëvendësimeve të bëra gjatë ndeshjes.

Në fakt rregullorja lejon 4 ndërrime, 3 në kohën e rregullt dhe një në kohën shtesë, mirëpo edhe Venger edhe Guardiola nuk kanë respektuar një gjë të tillë.

Venger bëri 2 zëvendësime në kohën e rregullt, dhe dy në kohën shtesë, ndërkohë Pep Guardiola bëri vetëm një zëvendësim gjatë kohës së rregullt dhe tre të tjerë gjatë kohës shtesë.

Duke marrë në konsideratë rregulloren që lejon vetëm një ndërrim në kohën shtesë, Arsenali dhe Siti rrezikojnë që të përjashtohen nga “Carabao Cup”.

Leave a Reply