Sadiku “dopietë” me Legian në Kupën e Polonisë (VIDEO)

Armando Sadiku pas një kohe më të gjatë ka arritur të gjejë golin me fanellën e Legia Varshavës, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi dy gola në fitoren 3:1 të skuadrës së tij në përballjen e parë çerekfinale të Kupës së Polonisë ndaj Dryteks Bytovia.

Sadiku që këtë ndeshje e nisi si titullar, golin e parë e realizoi ende pa kaluar dy minuta të plota, duke i dhënë fund agjerimit prej më shumë se një muaji, kur janë në pyetje golat e shënuar me fanellën e Legia Varshavës, ndërkohë golin e dytë personal në këtë ndeshje e realizoi vetëm një minutë para fundit të takimit.

Sadiku për herë të fundit kishte shënuar me 21 shtator, dhe sërish në kuadër të Kupës, kur kishte ndihmuar skuadrën e tij në fitoren 4:0 ndaj Zdzieszowice.

Rikujtojmë Sadiku dy gola ka shënuar edhe në kuadër të kampionatit elitarë polak, edhe atë në ndeshjet ndaj Zaglebie dhe Gornik Z.

Leave a Reply