Bajern Munihu fiton me penalti ndaj Lajpcigut

Skuadra kampione në fuqi e Bajernit të Munihut ka kaluar në 1/8 e finales së Kupës së Gjermanisë, pasi të mërkurën në mbrëmje eliminoi skuadrën e Lajpcigut vetëm pas ekzekutimit të penaltive, pasi koha e rregullt dhe shtesat përfunduan në barazim 1:1.

Të dy golat në këtë ndeshje u realizuan në pjesën e dytë, teksa vlen të ceket se Lajpcigu nga minuta e 54-të luajti me një futbollist më pak në fushë pas përjashtimit të Nabi Keita, i cili u ndëshkua me të kuq.

Megjithatë edhe përkundër këtij fakti Lajpcigu ishte skuadra e parë që kaloi në avantazh në këtë ndeshje pas golit të realizuar nga Forsberg në minutën e 68-të nga pika e bardhë. Mirëpo përgjigjja e Bajernit ishte shumë e shpejtë dhe vetëm 5 minuta më pas me anë të Tiago  Alkantaras barazoi rezultatin në 1:1.

Ky rezultat doli të mbetet i njëjtë edhe pas kohës shtesë dy herë nga 15 minuta, duke dërguar skuadrat në goditjet e 11-të metërshave.

Futbollistët e Bajern Munihut në këtë pjesë u treguan më të përqëndruar dhe më gjakftohtë duke shënouar pesë gola, ndryshe nga Lajpcigu që shënoi vetëm katër gola.

Këto dy skuadra do të takohen edhe në fundjavë në kuadër të Bundesligës.

Në takimet e tjera, Frajburgu u Amir Abrashit mundi Dinamo Dresdenin me rezultatin 3:1, Verder Bremeni mposhti Hofenhajmin me rezultatin minimal 1:0, ndërkohë më herët Këllni mposhti Hertën 1:3 midis Berlinit.

Një kualifikim për të tej siguroi edhe Volfsburgu që mposhti  Hanoverin, 1:0, ndërkohë kualifikimit të mëtejshëm iu gëzuan edhe Shtutgarti dhe Nurnbergu duke shënuar fitore në transfertë.

Leave a Reply