Suso: Nëse shënojë ndaj Juves, do të shkoj në shtëpi në këmbë!

Milani të shtunën në “San Siro” do të pret Juventusin, ndërsa mesfushori spanjoll në radhët e “rosonjerëve” Suso, ka lëshuar bombën para këtij derbi.

“Deri tani kemi qenë të bllokuar por mendoj se kthesa ka ardhur, do të jetë e rëndësishme të mos humbasim ndaj Juves. Nëse i shënoj Buffonit? Do ta bëj rrugën në këmbë deri në shtëpi”, deklaroi spanjolli i cili shtoi gjithashtu se edhe nëse Milani nuk kualifikohet në Champions League ai do të qëndrojë gjatë te kuqezinjtë.

Takimi Milan-Juventus do të zhvillohet të shtunën me fillim në orën 18:00.

Leave a Reply