Bajerni mund sërish Lajpcigun dhe merr kreun e tabelës në Bundesligë (VIDEO)

Bajern Munihu ka arritur edhe fitoren e dytë brenda më pak se 72 orëve përballë Lajpcigut, duke u rikthyer në krye të Bundesligës, njofton “infOSport.mk”.

Pasi të mërkurën ata eliminuan Lajpcigun nga Kupa e Gjermanisë, sonte “bavarezët” i mundën ata në kampionat, kësaj rradhe me rezultatin 2:0.

Hames Rodrigez shënoi golin e parë për Bajernin në minutën e 19-të, teksa në minutën e 38-të ishte Levandovski ai i cili dyfishoi rezultatin. Megjithatë sulmuesi polak pak para fundit të pjesës së parë pësoi një lëndim, që në shikim të parë nuk u mendua të jetë serioz, mirëpo për shkaqe sigurie ai u largua nga fusha.

Ndryshe Lajpcigu që në minutën e 13-të mbeti me 10 futbollistë në fushë, pas përjashtimit të kapitenit Vili Orban me të kuq.

Është kjo ndeshja e tretë në të cilën Lajpcigu mbetet me një futbollist më pak në fushë në përballjet ndaj Bajernit të Munihut, ndaj së cilë skuadër në minutat e fundit të takimit mbeti madje edhe me 9 futbollistë, pas lëndimit të Nabi Keita, i cili në pamundësi për të vazhduar më tej ndeshje braktisi atë, ndërsa duke pasur parasysh se trajneri Hasenhutl veçmë kishte bërë tre zëvendësimet e parapara, Lajpcigu ishte i detyruar që të vazhdojë ndeshjen me 9 futbollistë, transmeton “infOSport.mk”.

Bajerni pas 10 xhirove ka tubuar 23 pikë dhe tashmë kryeson i vetëm renditjen para Borusia Dortmundit me 20 pikë, ndaj së cilës skuadër do të luaj në ndeshjen e javës së 11-të në “Sinjal Iduna Park”.

Bundesliga, Java X

B. Leverkusen 2 – 1 FC Koln
Hannover 4 – 2 Bor. Dortmund 
Hertha 2 – 1 Hamburger SV
Hoffenheim 1 – 3 B. Monchengladbach
Schalke 1 – 1 Wolfsburg
Bayern 2 – 0 RB Leipzig 

Leave a Reply