Hazard i siguroi tre pikë Çelzit (VIDEO)

Çelzi ka arritur një fitore të vështirë, por më se të merituar në transfertën ndaj Burnemaut, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Antonio Konte regjistroi fitore minimale 1:0, duke i marrë pozitën e katërt Arsenalit.

Golin e vetëm për “blutë” e Londrës në këtë ndeshje e realizoi belgu Eden Hazard në fillimin e pjesës së dytë, gol ky që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e 6-të, të këtij sezoni të Çelzit.

Belgu Hazard morri një top të bukur nga spanjolli Morata dhe me një të majtë të hidhur, e dërgoi topin në rrjetë.

Pas 10 javësh, Çelzi ka grumbulluar 19 pikë, njëjtë sikurse edhe Arsenali, skuadra këto që janë në ndjeke të Totenhamit në vendin e tretë që ka 20 pikë, ndërkohë që Mançester Siti kryeson renditjen me plotë 28 pikë, 5 më shumë se Junajtedi i vendit të dytë.


SITI NUK KA TË NDALUR, FITOJNË EDHE ARSENAL DHE LIVERPULL (VIDEO)


 

Leave a Reply