Dybala pranë rinovimit të kontratës me Juventusin

Paulo Dybala nuk do të largohet as në drejtim të Barcelonës e as të Real Madridit. Mediat në Itali që janë të afërta me klubin e Juventusit, informojnë se Dybala është shumë pranë rinovimit të kontratës me “Bardhezinjët”.

Argjentinasi do të rinovojë marrëveshjen aktuale dhe nga kontrata e re nga 7 milionë euro që përfiton aktualisht në sezon do të arkëtojë 11 milionë euro në vit duke u bërë kështu lojtari më i paguar i bardhezinjëve. Juventusi ka përcaktuar edhe çmimin e klauzolës që është 230 milionë euro.

Leave a Reply