Porto mundi Lajpcigun, ndjek nga pas Beshiktashin (VIDEO)

Porto ka shënuar fitore 3:1 në ndeshjen e xhiros së katërt të grupit “G” të Ligës së Kampionëve Evropian, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë mënyrë “drakonët” nga Portugalia u ngjitën në pozitën e dytë me 6 pikë, duke zbritur një pozitë më poshtë skuadrën gjermane me 4 pikë, teksa Monako me vetëm dy pikë mban pozitën e fundit në renditje.

Skuadra gjysmëfinaliste e vitit të kaluar gjatë ditës së sotme më herët barazoi 1:1 ndaj Beshiktashit, skuadër kjo e cila edhe  përkundër këtij barazimi vazhdon të kryesoj renditjen me 10 pikë të tubuara.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply