Rikthehet Visar Musliu, luan 26 minuta ndaj Real Sosiedatit

Mbrojtësi i Vardarit, Visar Musliu edhe zyrtarisht iu është rikthyer terreneve të futbollit. Musliu u aktivizua në ndeshjen ndaj Real Sosiedatit që e zhvilluan në kuadër të raundit të katërt të fazës së grupeve në Liga Evropa, njofton Infosport.

Gostivarasi e nisi takimin nga stoli, ndërsa në lojë u kyç në minutën e 64-t, duke zëvendësuar bashkëlojtarin e tij Vanja Markoviçin. Për Musliun kjo ishte ndeshja e parë që zhvillon nga 9-të tetori, pasi ishte jashtë terreneve për të rikuperuar gishtin e dorës që e lëndoi në ndeshjen me përfaqësuesen e Maqedonisë ndaj Lihteshtajnit, ndërsa gjatë kësaj periudhe humbi katër përballje në kampionatin vendor.

Ndryshe skuadra e Vardarit pësoi disfatë me rezultat 3:0 nga Real Sosiedati./InfOSport.mk

Foto: Gol.mk

Leave a Reply