Sadiki: Faleminderojë Milevskin për ftesën, do të jap maksimumin!

Seleksionesi i përfaqësues U21 të Maqedonisë, Blagoja Milevski ka publikuar sot listën me futbollistët që do t’i llogaritë për ndeshjen ndaj Austrisë të vlefshme për kualifikueset e Kampionatitn Evropian për të rinjë që do të zhvillohet vitin 2019 në Itali.

Në mesin e 21 futbollistëve të ftuar, Milevski për ndeshjen ndaj Austrisë ka marrë edhe 4 futbollist debutues, ndërsa në mesin e tyre është edhe shqiptari nga Kumanova Nehar Sadiki, i cili aktualisht është pjesë e Rabotniçkit të Shkupit.

Mbrojtësi i “Romantikëve” në sezonin e ri të LPFM-së është në formë të mirë, me Sadikin që ka shënuar edhe një gol, atë ndaj Shkupit në Çair.

“Sadiki i Rabotniçkit është një futbollist cilësor dhe ka kualitete të mira. Këtë sezon në çdo ndeshje është në formacionin startues dhe duket në formë të mirë dhe me ndeshjet e tij u imponuan me meritë në përfaqësuese” , u shpreh mes tjerash seleksionuesi Milevski në konferencën për shtyp gjatë publikimit të listës.

Ndërkohë edhe vet Sadiki për infosport shprehet faleminderues ndaj Milevskit për ftesën, ndërsa premton se do të jap maksimumin në përfaqësuese.

“Reprezantacioni është një plus shumë i madh për një futbollist. Faleminderojë trajnerin Blagoja Milevski për ftesën që ma bëri, ndërsa unë do të mundohem të jap maksimumin në përballjen ndaj Austrisë”,
shprehet enkas për infOSport, kumanovari, Nehar Sadiki.

Së basku me Sadikin në përfaqësuesen U21 janë të ftuar edhe 5 shqiptarët tjerë si Besart Krivaneva, Enur Totre, Liridon Iljazi, Besar Iseni dhe Remzifaik Selmani. Shprsat e Maqedonisë ndeshjen ndaj Austrisë do ta zhvillojnë me 14 nëntor në Shkup. /InfOSport.mk

Leave a Reply