Vashat e Universitetit të Tetovës nuk ndalen

Ekipi i volejbollit për femra, Universiteti i Tetovës vazhdon të shkëlqejë në këtë fillim sezoni në elitën e volejbollit në Maqedoni, njofton “infOSport.mk”.

Të përzgjedhurat e trajnerit Laureta Abazi në ndeshjen e javës së tretë mundën ekipin e Makedonija Maks në Strumicë me rezultatin 3:0, në sete (06-25,04-25,06-25). Këtë fitore vashat e Universitetit të Tetovës e arritën në një kohë rekord prej vetëm 42 minutash.

“Me këtë fitore jemi në krye të tabelës së klasifikimit dhe kjo gjë më kënaq shumë. Shpresoj të vazhdojmë në këtë tempo” – tha shkurtimisht për “infOSport.mk” trajnerja e UT-së, Laureta Abazi.

Ishte kjo fitorja e tretë nga po aq ndeshje të zhvilluara për skuadrën e Universiteit të Tetovës, skuadër kjo e cila në dy ndeshjet e para mundi nënkampionet e Janta Volej dhe kampionet në fuqi të SVSK-Kumanovë /Shkup, duke kryesuar bindshëm renditjen tabelare.

Leave a Reply