Lajme të këqija për Panuçin para ndeshjes me Turqinë

Lajme të këqija për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi nga grumbullimi në Antalia të Turqisë. Mesfushori i Barit, Migjen Basha nuk ia ka dalë që të rikuperohet nga dëmtimi dhe do të mungojë në ndeshjen kontrolluese ndaj Turqisë.

Mesfushori është larguar sot nga rezidenca e ekipit përfaqësues në Antalia, ndërsa fazën e rikuperimit do të ndjekë pranë klubit italian.

Trajneri pas një konsultimi me stafin mjekësor të skuadrës vendosi që lojtari të largohet për shkak se koha e rikuperimit të tij është e gjatë dhe nuk mund të jetë gati për miqësoren e radhës të Kombëtares shqiptare, e cila disa ditë me rradhë po përgatitet në Antalia të Turqisë.

FSHF ka njoftuar se për efekt kohe trajneri Kristian Panuçi nuk do të thërrasë futbollist tjetër për ta zëvendësuar Migjen Bashën, i cili mendohej të ishte titullar në ndeshjen e së hënës ndaj Turqisë që starton në orën 18:30.

Leave a Reply