Foto montazh, apo e vërtetë! Messi fitues i “Topit të Artë”

Kur kanë mbetur vetëm edhe disa javë për ndarjen e çmimit “Topi i Artë” që jepet nga revista e famshme “France Football”,  nëpër rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një foto e faqes së parë të revistës franceze, në të cilën Lionel Messi shihet si fitues.

Nuk dihet ende nëse fotoja është reale apo montazh e bërë, por nuk është hera e parë që fituesi të zbulohet para kohe.

Ndryshe edhe këtë vit në garë të ngushtë për të fituar këtë çmim nga “France Football” janë Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo.

Ylli portugez është në avantazh, kjo për faktin e të arriturave të tij kolektive gjatë sezonit të kaluar, ndërkohë ylli argjentinas, i cili deri më tash numëron 5 tituj të tillë, synon që të marrë edhe të gjashtin.

Ky çmim nga revista e famshme franceze do të jepet gjatë muajit dhjetor, më saktësisht në datë 7.

 

Leave a Reply