Zvicra e shqiptarëve edhe zyrtarisht në KB Rusi 2018 (VIDEO)

Zvicra e shqiptarëve edhe zyrtarisht është kualifikuar për në Kupën e Botës “Rusi 2018”. Kombëtarja “helvete” ku militojnë 5 futbollistë shqiptarë ka arritur që të administrojë rezultatin 1:0 të ndeshjes së parë për të siguruar pjesëmarrjen në eventin më të rëndësishëm botëror futbollisti, që gjatë verës do të zhvillohet në Rusi.

Trajneri Vladimir Petkoviç  sonte zbriti me 3 shqiptarë në fushën e lojës, me Xhakën, Shaqirin dhe Xhemailin, me këtë të fundit i cili u zëvendësua gjatë pjesës së dytë nga ana e Admir Mehmedit.

Vendasit dominuan në 45 minutat e para duke pasur mundësi të mira shënimi me Shaqirin, Seferoviçin dhe Xhemailin.

Fraksioni i dytë i ndeshjes ishte më i mirë për Irlandën, që u shfaq disa herë e rrezikshme në portën e mbrojtur nga Zomer, ndërsa vlen të ceket se në kohën shtesë Rodrigez pastroi një top nga vija fatale.

Në fund barazim i bardhë për Zvicrën, që sheh veten në KB Rusi 2018, edhe atë vetëm duke iu falënderuar golit të shënuar nga Kristian Rodrigez në ndeshjen e parë në Belfast.

 

 

Leave a Reply