Shkupi edhe kur nuk luan, shënon lëvizje pozitive në tabelë

Ndeshja e javës së 15-të midis Skopjes dhe Shkupit e paraparë që të zhvillohet gjatë ditës së sotme, nuk u zhvillua për shkak rreshjeve të shiut që kishin kapluar kryeqendrën tonë, ku si pasojë stadiumi në lagjen e “Hekuranës” ishte stërmbushur me ujë dhe i njëjti nuk i plotësonte kushtet për ndeshje futbolli, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë konstatuan edhe arbitrat e takimit me në krye Marjan Gocevskin dhe delegatin e takimit Jovçe Poposki, ndërsa e njëjta me shumë gjasa do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme (22.11), nëse një gjë të tillë do të lejojnë kushtet klimatike.

Mirëpo edhe përkundër faktit se derbi lokal i Shkupit nuk u zhvillua, skuadra “bardhekaltër” nga Çairi ka shënuar një lëvizje pozitive në renditjen tabelare. Për dallim nga java e kaluar kur FC Shkupi renditej në pozitën e para fundit, ndeshjet e javës së 15-të bënë që kjo skuadër të kaloj në pozitën e 8-të, kjo falë edhe fitores së thellë të Rabotniçkit ndaj Pobedës, skuadër kjo e cila për shkak gol averazhit më të dobët renditet në pozitën e para fundit.

Edhe FC Shkupi edhe Pobeda pas 15 xhirove të zhvilluara kanë grumbulluar nga 15 pikë, po aq sa ka edhe Pelisteri në pozitën e 7-të.

Leave a Reply