Shqipëria dhe Kosova me lëvizje pozitive në renditjen e FIFA-s

Shqipëria dhe Kosova në renditjen më të re të FIFA-s që do të zbardhet me 23 nëntor do të figurojnë për 9 pozita më lartë, në krahasim me renditjen e fundit.

Kjo për faktin se të dyja përfaqësueset shqiptare shënuan fitore në ndeshjet e tyre të fundit miqësore. Shqipëria në Antalia mundi Turqinë me rezultatin 3:2, teksa Kosova në një super ndeshje të zhvilluar në Mitrovicë me një përmbysje spektakolare mundi Letoninë me rezultatin 4:3.

Kësisoj Shqipëria nga vendi i 71-të do të pozicionohet në vendin e 62-të, duke lënë pas vetes edhe organizatorët e Botërorit të vitit të ardhshëm Rusinë, teksa përfaqësuesja e Kosovës në renditjen më të re do të renditet në pozitën e 174-të.

Leave a Reply