Gostivari fiton dhe kreun përqafon

Gostivari ka shënuar një fitore me shumë vlera në kuadër të javës së 13-të në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë – Perëndim, duke mundur Teteksin në transfertë me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Pas pjesës së parë pa gola, ishte Ilirid Ademi, ai i cili mendoi për golin e epërsisë në minutën e 55-të, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e 7-të, të skuadrës gostivarase, që tashmë me 25 pikë kryeson renditjen tabelare para Vëllazërimit dhe Struga Trim Lum.

Një fitore me peshë ka shënuar edhe Zajazi që triumfoi 2:0 ndaj Lokomotivës së Shkupit, Makedonija Gjorçe Petrovi në derbin shkupjan realizoi fitore të thellë 3:0 ndaj EuroMilkut, ndërkohë java e 13-të në konferencën e Perëndimit mbyllet gjatë ditës së nesërme me përballjen midis Vëllazërimit dhe Labunsihtës.

LDFM – Perëndim, Java XIII

Makedonija Gj.P 3 – 0 Euromilku
Struga Trim & Lum 3 – 1 Novaci
Teteksi 0 – 1 KF Gostivari
Zajazi 2 – 0 Lokomotiva
Vëllazërimi 19.11 ora 13:00 Labunishta

Leave a Reply