Derbi i Romës për “Ujkeshën e Vjetër” (VIDEO)

Derbi i Romës u ka takuar “romakëve”, të cilët në një ndeshje shumë të luftuar në fund i’a arritën qëllimit që të mundin Lacion me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

45 minutat e para u mbyllën pa gola, ndërkohë që në të dytën Roma vetëm pas 4 minutave lojë në pjesën e dytë arriti që të zhbllokojë ndeshjen.

Ishte Peroti ai i cili shënoi nga pika e bardhë, edhe pse Strakosha i kishte kuptuar krahun, por pa arritur që ta ndalë goditjen e tij.

“Ujkesha Romake” nuk u ndal me kaq, pasi ata realizuan edhe një tjetër gol me Naingolan në minutën e 53-të, pas një goditje spektakolare të mesfushorit belg, i cili është i frikshëm në hyrje të zonës, duke mos i dhënë asnjë shans reagimi gardianit shqiptarë, Thomas Strakoshës.

Lacio ngushtoi epërsinë e vendasve në minutën e 71-të nga pika e bardhë me anë të Çiro Immobile, pas një prekje të Manolas në zonë, kur u nevojit edhe ndihma e VAR për të marrë këtë vendim.

Roma pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e tretë me 30 pikë, po aq sa ka edhe Interi, teksa Lacio me 28 pikë renditet në pozitën e 5-të.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply