KB Shkupi pret Karposh Sokoli në Çair, Miftari: Qëllimi jonë është vetëm fitorja!

Klubi i basketbollit Shkupi të shtunën do të pret kampionin, Karposh Sokoli në kuadër të xhiros së 7-të në elitën e basketbollit vendor. Të përzgjedhurit e Enver Miftarit janë në kërkim të pikës së parë në Superligë, ndërsa pretendojnë që me ndihmën e publikut do t’ia arrijnë qëllimit.

 “Ndeshja e radhës është me kampionin e Maqedonisë, Karposh Sokoli. Një sfidë e madhe për lojtarët e mi, jemi të përgatitur maksimalisht. Në ndeshje do të futemi me një qëllim të vetëm, fitore. Edhe pse e dimë se kemi kundërshtarë shumë të fortë, por besojë se lojtarët me përkrahje e tifozëve “Shvercerat” do të luftojmë të bëjmë surprizën dhe të korrim fitoren e parë”, tha enkas për “InfOSport” trajneri i KB Shkupit, Enver Miftari.

Karposh Sokoli këtë sezon janë pjesë edhe e FIBA Ligës, ndërsa “bardhekaltërtit” dëshirojnë që ta shfrytzojnë momentin, duke përfituar nga lodhja e kundërshtarit.

“Shpresa më e madhe qëndron në lodhjen e kundërshtarit, i cili luan edhe në FIBA Ligë”, shprehet Miftari.

Ndeshja KB Shkupi-Karposh Sokoli zhvillohet të shtunën në palestrën “Shaban Trstena” në Çair me fillim në orën 18:00. /InfOSport.mk

Leave a Reply