Para takimit me Zenitin, Janevski: Jemi këtu të luajmë hapur dhe jo për barazim!

Një ditë para sfidës me Zenitin në kuadër të raundit të 5-të në Liga Evropa, trajneri i Vardarit, Çedomir Janevski ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp. Janevki ka vlerësuar ekipin në rus deri në maksimum, duke theksuar se Zeniti është njëra ndër skuadrat më të mira të kompeticionit të Liga Evropës.

“Sa i përket Zenitin, nuk është skuadër e thjeshtë, por është njëra ndër më të mirat në grupin tonë, por edhe nga gjitha skuadrat tjera në Liga Evropa. Zeniti nuk ka humbur asnjë ndeshje në fushë të vet, mirëpo ne nuk dorëzohemi dhe do të jemi në terren me të vetmin qëllim që të arëkëtojmë një ose tri pikë. Kemi ardhur këtu që të luajmë lojë të hapur dhe mos të luajmë për barazim. Nëse dëshirojmë rezultat pozitiv atëherë duhet të bëjmë çmos që të mbrojmë portën tonë, si dhe të shënojmë gol”, ka thënë mes tjerash trajneri i Vardarit Çedomir Janevski.

Vardarari sonte zhvilloi edhe stërvitjen zyrtare, ndërsa ndeshja ndaj Zenitit do të luhet nesër, duke filluar nga ora 19:00.

Leave a Reply