Skënderbeu fiton dhe shkruan historinë (VIDEO)

Skënderbeu ka regjistruar fitoren e parë në kuadër të grupit “B” të Liga Evropa duke mundur Dinamo Kievin me reuzltatin 3:2, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo një super ndeshje, në të cilën skuadra korçare shfrytëzoi terenin vendas, edhe pse tribunat ishin të boashtisura.

Ndeshja nuk nisi mirë  për skuadrën e Ilir Dajës, që avansoi me anë të Tsygankov në minutën e 16-të. Mirëpo nuk vonoi shumë dhe një predhë e Sabien Lilajt i ndihmuar edhe nga mbrojtësi i Dinami Kiev, Skënderbeu vetëm dy minuta më pas barazoi shifrat në 1:1.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë Skënderbeu shënoi dy gola të shpejtë për të avansuar me dy gola epërsi. Fillimisht Xhejms Adeni në minutën e 52-të shënoi për rezultat 2:1, ndërkohë 4 minuta më pas Ali Soue pasi tejkaloi edhe portierin kundërshtarë shënoi edhe golin e tretë për Skënderbeun, gol ky që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e korçarëve, të cilët fare në fund pësuan edhe golin e dytë, mirëpo që vlejti vetëm për statistika.

Autorë i golit të dytë për Skëndërbeun ishte Rusyn. Me këtë fitore Skënderbeu tashmë renditet në pozitën e tretë me 5 pikë, 3 më pak se Partizani i Beogradit, që në Beograd sonte mundi Jang Bojsin me rezultatin 2:1.

Dinamo e Kievit edhe përkundër kësaj disfate ndodhet në pozitën e parë me 10 pikë, dhe në ndeshjen e fundit edhe një barazim ndaj Partizanit të Beogradit do ju siguronte atyre pozitën e parë në tabelë.

Skënderbeu në ndeshjen e fundit të grupit “B” do të luaj si mysafir në Zvicër ndaj Jang  Bojsit që pas 5 xhirove të para ka tubuar vetëm 3 pikë.

Leave a Reply